Selfia e Sa'd Hariri me Bin Selman dhe vëllain e tij
Mars 03, 2018 09:25 Europe/Tirane
Një fotografi selfie e kryeministrit të Libanit me princin e kurorës së Arabisë Saudite dhe me vëllain e tij, ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjetet sociale.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sa'd Hariri, kryeministri i Libanit, gjatë vizitës së tij në Riad, ka bërë një fotografi selfie me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite dhe me vëllain e tij Khalid, ambasador i këtij vendi në Amerikë. Al-Hariri në një postim në Twitter ka shkruar se kjo fotografi është bërë në Riad. Hariri dhe dy funksionarët sauditë në këtë fotografi vërehen pa uniformë zyrtare.
Tags