Gjykata e Lartë e Egjiptit legalizon transferimin e ishujve Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70337-gjykata_e_lartë_e_egjiptit_legalizon_transferimin_e_ishujve_arabisë_saudite
Gjykata e Lartë e Egjiptit ka eliminuar të gjitha sfidat e pazgjidhura ligjore për një marrëveshje të diskutueshme, sipas të cilës Kajro ia dorëzon Arabisë Saudite sovranitetin e dy prej ishujve të Detit të Kuq, që janë pjesë e territorit të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • Gjykata e Lartë e Egjiptit legalizon transferimin e ishujve Arabisë Saudite

Gjykata e Lartë e Egjiptit ka eliminuar të gjitha sfidat e pazgjidhura ligjore për një marrëveshje të diskutueshme, sipas të cilës Kajro ia dorëzon Arabisë Saudite sovranitetin e dy prej ishujve të Detit të Kuq, që janë pjesë e territorit të Egjiptit.

Vendimi u mor një ditë para vizitës në Kajro të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman. Presidenti egjiptian Abdel Fatah el-Sisi njoftoi në prill 2016 se dy ishujt Tiran dhe Sanafir ndodhen në ujërat territoriale të Arabisë Saudite siç përcaktohet në një marrëveshje kufitare të nënshkruar midis Kajros dhe Riadit në fillim të atij muaji, duke shkaktuar veprime ligjore për të bllokuar marrëveshjen dhe demonstrata masive të papara në Egjipt. Protestuesit kanë akuzuar presidentin egjiptian për dorëzimin e territorit egjiptian në këmbim të parave saudite, pas raportimeve se Kajro ka marrë 20 miliardë dollarë ndihmë nga Riadi për të hequr dorë nga sovraniteti i ishujve të pabanuar. Gjykata e Lartë, megjithatë, të shtunën vendosi se asnjë gjykatë tjetër nuk kishte juridiksion mbi këtë çështje, duke bllokuar dy vendime kundërshtuese, një nga Gjykata e Lartë Administrative, e cila ishte kundër transferimit të ishujve dhe tjetri nga Gjykata e Çështjeve Urgjente, i cili kërkonte ta anulonte vendimin. Riadi dhe Kajro argumentojnë se ishujt i përkasin Arabisë Saudite dhe se mbretëria arabe i kërkoi Egjiptit në vitin 1950 për t'i mbrojtur ata. Megjithatë, avokatët dhe kundërshtarët thonë se sovraniteti i Egjiptit mbi ishujt daton nga një traktat i vitit 1906, përpara se Arabia Saudite të themelohej.