Bin Selman ofendon hapur një popull
Në një ofendim të hapur, princi i kurorës së Arabisë Saudite gjatë një fjalimi i cili shton edhe më shumë krizën në Gjirin Persik, ka thënë se numri i banorëve të Katarit nuk është i barabartë as edhe me numrin e një rruge të Egjiptit!
Agjencia e lajmeve "Egypt Today" ka raportuar se Muhamed bin Selman në një konferencë për shtyp me gazetarët në Kajro, ka hedhur poshtë lajmet në lidhje me këtë çështje se vendet sanksionuese të Katarit aktualisht janë nën presion. Bin Selman ka thënë se ata të cilët kamë marrë pushtetin në Katar, janë armiq të Riadit dhe Kajros. Princi i kurorës saudit gjithashtu ka ofenduar në mënyrë të hapur popullin e Katarit duke thënë se ai nuk preokupon veten me Katarin, për arsye se numri i banorëve të Katarit nuk është as sa numri i banorëve të një rruge në Egjiptit.