Jemen: Vriten disa civilëve në sulmet ajrore të Arabisë Saudite
Nga sulmet më të fundit të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në veri të Jemenit, janë vrarë dhe plagosur disa civilë.
Sipas një njoftimi të IRIB, avionët agresorë sauditë kanë sulmuar qytetin Begam në provincën Saade në veri të Jemenit ku për pasojë 8 civilë janë vrarë dhe 4 janë plagosur. Ndërkohë mësohet se ushtria e Jemenit ka sulmuar automjetin e një oficeri të ushtrisë saudite. Komitetet popullore të Jemenit gjithashtu kanë sulmuar një bazë të mercenarëve sauditë në provincën Bidha. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.