Bagdadi kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku
Një deputet irakian ka thënë se qeveria irakiane po rishikon një afat kohor për largimin e forcave të huaja nga territori i Irakut.
Deputeti i Aleancës Kombëtare Irakiane, Ahmed Salah Al Bedri në parlamentin irakian sot (e premte) ka thënë se plani për praninë e forcave amerikane në territorin e Irakut është krejtësisht propagandistik dhe i njëanshëm. Ahmed Salah Al Bedri tha se prania e forcave amerikane në Irak nuk do të zgjasë shumë. Zyrtarët amerikanë thonë se prania ushtarake amerikane në Irak ka për qëllim të minojë integritetin e Irakut dhe krijimin e tensioneve në Irak, deklaroi Al Bedri duke komentuar zgjatjen e pranisë së trupave të huaja në Irak. Trupat amerikane u kthyen pas disa vitesh në Irak me pretekstin e luftimit të terroristëve të ISIS në vitin 2014. Raportet tregojnë se ka rreth 9,000 ushtarë amerikanë në Irak.