Mars 09, 2018 15:56 Europe/Tirane
  • Qytetarët bahrejnas protestojnë në mbështetje të Shejkh Isa Kasem

Qytetarët bahrejnas kanë protestuar në rajonin Doraz në mbështetje të Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me qindra qytetarë bahrejnas janë mbledhur të premten në një protestë në rajonin e rrethuar Doraz dhe kanë protestuar në mbështetje të Shejkh Isa Kasem dhe kundër vazhdimit të ndalimit të organizimit të ceremonisë së namazit të së premtes në këtë rajon. Autoritetet e regjimit Al Khalifa për një kohë të gjatë kanë ndaluar organizimin e namazit të së premtes për myslimanët shiitë në rajonin Doraz ku ndodhet edhe shtëpia e Shejkh Isa Kasem.

Tags