Martirizohet një i ri palestinez nga ushtarët sionistë
Mars 09, 2018 18:40 Europe/Tirane
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi martirizimin e një të riu palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, pas të shtënave nga ana e trupave sionist.
Sipas burimeve palestineze, i riu 24-vjeçar palestinez, Mohamed bin Zajed al-Xha'bari u qëllua për vdekje nga forcat sioniste në qytetin Al Khalil të premten. Thuhet se Xha'bari ka qenë person me aftësi të kufizuara. Forcat sioniste gjithashtu sulmuan palestinezët që ishin duke protestuar kundër vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kundër Kudsit në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe plagosën një numër palestinezësh.
Tags