Përfaqësuesi i Xhihadit Islamik: Regjimi pushtues i Kodsit nuk ka vazhdimësi
Përfaqësuesi i Xhihadit Islamik Palestinës në Iran ka thënë se struktura e regjimit sionist për shkak të pushtimeve që ka bërë nuk është e vazhdueshme.
Naser Abu Sharif, i pranishëm në kongresin ndërkombëtar “Bushehri 2 shekuj rezistencë përballë kolonialistëve”, ka thënë se regjimit sionist është shembulli më i rëndomtë i pushtuesit në rajonin e Lindjes së Mesme. Struktura pushtuese e regjimit sionist sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare si OKB është formuar me dëbimin e 2/3 të palestinezëve nga territoret e tyre. Pushtimi i Palestinës nuk është vetëm pushtimi ushtarak i një territori por edhe eliminimi dhe zhdukja e identitetit islamik të Kodsit. Në 2 shekujt e kaluar për interesa materiale armiqtë e fesë islame dhe agresorët e huaj gjithmonë kanë sulmuar islamin. Lindja e Mesme gjithmonë ka qenë një rajon për të cilin janë interesuar kolonizatorët si Anglia për shkak të burimeve të tij natyrore dhe jo vetëm Bushehri por shumë pjesë të këtij rajoni janë bërë pre e agresioneve dhe e zhvatjes së pasurive të tyre.