Anglia mbështet agresionin saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70689-anglia_mbështet_agresionin_saudit_në_jemen
Ministria e jashtme e Jemenit, shitjen e avionë Typhoon prodhim anglez për Arabinë Saudite e ka konsideruar mbështetje që Londra i ka bërë Riadit në agresionin kundër Jemenit dhe katastrofën më të madhe njerëzore në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Anglia mbështet agresionin saudit në Jemen

Ministria e jashtme e Jemenit, shitjen e avionë Typhoon prodhim anglez për Arabinë Saudite e ka konsideruar mbështetje që Londra i ka bërë Riadit në agresionin kundër Jemenit dhe katastrofën më të madhe njerëzore në botë.

Ditën e premte, Anglia dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje për shitjen e 48 avionëve luftarakë të tipit Eurofighter Typhoon që prodhohen nga Britania e Madhe. Një prej funksionarëve të ministrisë së jashtme të Jemenit ka thënë se shitja e këtyre avionëve tregon qartë falsitetin e pretendimeve të Londrës për gjoja shqetësimet e saj mbi gjendjen e rënduar njerëzore në Jemen. Shitja e armatimeve për një vend që kryen krime në agresionet e tij është shkelje e hapur e të gjitha normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut dhe nuk ndihmon aspak në dhënien fund të krizës në Jemen, thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme të Jemenit.