Hezbollah, shtylla e Libanit modern
Një funksionar i lartë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah, theksoi se kjo lëvizje është e vendosur të luftojë çdo skemë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara ose nga regjimi izraelit për të minuar Libanin, duke theksuar se qeveria e Bejrutit "nuk mund të jetë e fortë pa Hezbollahun".
"Hezbollahu është shtylla e Libanit modern. Libani nuk mund të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm pa këtë shtyllë, e cila është bërë pjesë integrale e fuqizimit të institucioneve, duke formuar të ardhmen, duke ruajtur pavarësinë dhe duke parandaluar regjimin okupues izraelit", deklaroi të shtunën në një ceremoni në qytetin jugor libanez Nabatieh, nënsekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sheikh Naim Kasem. Ai shtoi: "Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta nënshtrojnë Libanin. Izraeli dhe Amerika nuk kursejnë asnjë përpjekje për të sulmuar Libanin dhe për të imponuar sanksione mbi të . Hezbollah, megjithatë, është një pengesë për zbatimin e këtyre politikave. " Më tej, Sheikh Kasem vuri në dukje se Hezbollahu do të përballej me çdo ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Libanit dhe shpreson që zgjedhjet të ishin përfaqësuese të të gjithë kombit libanez.