Protesta të gjera kundër Netanjahut në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70777-protesta_të_gjera_kundër_netanjahut_në_tel_aviv
Me mijëra qytetarë izraelit në Palestinën e pushtuar në Tel Aviv janë mbledhur në një protestë për të 12-tën javë me radhë dhe kanë protestuar kundër korrupsionit financiar të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2018 08:08 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera kundër Netanjahut në Tel Aviv

Me mijëra qytetarë izraelit në Palestinën e pushtuar në Tel Aviv janë mbledhur në një protestë për të 12-tën javë me radhë dhe kanë protestuar kundër korrupsionit financiar të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se protestuesit izraelitë kanë kërkuar dorëheqjen e Netanjahut dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar. Netanjahu gjatë javëve të kaluara disa herë është marrë në pyetje nga policia izraelite për tre dosja të korrupsionit administrativ dhe financiar. Netanjahu akuzohet për "Dosjen 1000" lidhur me marrjen e dhuratave të mëdha nga një pasanik, për "Dosjen 2000" në lidhje me marrëveshjen me pronarin e gazetës "Yediot Aharonot" dhe për "Dosjen 3000" që lidhet me blerjen e nëndetëseve bërthamore nga Gjermania.