Humbje të mëdha të ushtrisë saudite në Jemen
Sadegh Al-Sharafi, anëtar i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka thënë se Arabia Saudite ka pësuar humbje të mëdha për shkak të agresionit ushtarak kundër Jemenit dhe deri më tani në këtë luftë janë vrarë mbi 4500 ushtarë sauditë në zonat kufitare.
Arabia Saudite pas zhgënjimit në luftën e saj për ta dobësuar fuqinë e lëvizjes Ansarullah dhe për ta kthyer në pushtet përsëri ish-presidentin e dorëhequr jemenas Mansur Hadi, ka bërë përpjekje që nëpërmjet sulmeve barbare dhe të egra kundër Jemenit njëkohësisht me shtimin e bllokadës ekonomike, të detyrojë popullin jemenas që të ngrihet kundër lëvizjes Ansarullah. Mirëpo populli i Jemenit pavarësisht humbjeve dhe viktimave të mëdha të shkaktuar për shkak të agresionit ushtarak të regjimit Al Saud, përsëri nuk hoqi dorë nga mbështetja e lëvizjes popullore Ansarullah. Pikërisht ky unitet mes shtresave të ndryshme të popullit të Jemenit i ka dhënë aftësi shtesë popullit jemenas për të vazhduar qëndresën kundër regjimit agresiv Al Saud, prandaj edhe goditjet e mëdha të rezistencës së Jemenit kundër forcave agresore saudite mund të analizohen në këtë kuadër. Arabia Saudite në fillim të agresionit ushtarak të saj kundër Jemenit duke marrë parasysh dritën e gjelbër të Amerikës dhe mbështetjet e disa regjimeve arabe që janë mbledhur në kuadër të koalicionit arab kundër Jemenit, synonte të pushtojë Jemenin brenda një kohe të shkurt. Mirëpo zhvillimet në Jemen tregojnë një ndryshim për çdo ditë e më të madh të ekuacioneve të forcës në favor të rezistencës së popullit të Jemenit të drejtuar nga lëvizja popullore Ansarullah. Mirëpo kjo luftë nuk përfundoi brenda një kohe të shkurt dhe praktikisht ka marrë karakteristika të një lufte të lodhshme. Forcat e lëvizjes Ansarullah si simbol i strukturave të rezistencës së popullit të Jemenit kundër sulmeve ajrore të Arabisë Saudite, i kanë dhënë goditje të mëdha forcave saudite. Faqja informative "Middle East Eye" në një artikull të shkruar nga Xhimi Maril, shkruan: "Andre Michael, ish-ministri për zhvillim ndërkombëtar nga partia konservatore e Anglisë, ka theksuar se Arabia Saudite po përballet me disfatën e sigurt dhe poshtëruese në Jemen. Agresioni ushtarak kundër Jemenit për koalicionin saudit nuk ka sjell rezultat tjetër, përveç shkatërrimit të qindra tankeve, automjeteve të blinduara dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe vrasjen e plagosjen e mijëra forcave të ushtrisë së Arabisë Saudite ose të mercenarëve të saj në Jemen. Për këtë arsye vetëm disa ditë pas fillimit të këtij agresioni ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit i cili në fillim u quajt "Operacioni Stuhia e Fuqishme" që dështoi tërësisht, ky agresion e ndërroi emrin në "Ringjallja e Shpresës" dhe pastaj "Shtiza e Artë". Agresioni ushtarak i dështuar i Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në rajon kundër Jemenit ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në sektorët ekonomike dhe njerëzorë për ata". Në një atmosferë të tillë regjimi Al Saud me ndryshimin e emrave të operacioneve agresive të tij kundër Jemenit, nuk mund t'i mbulojë disfatat e veta në frontet e luftës. Përveç kësaj zgjatja e kësaj lufte e cila u shoqërua me shpenzime shumë të larta për qeveritë e agresive sidomos për qeverinë e Arabisë Saudite dhe me humbjet e mëdha të forcave të tyre në Jemen, konsiderohet një disfatë e madhe për vendet e koalicionit saudit kundër Jemenit.