Avionët sauditë bombardojnë disa qytete të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i70841-avionët_sauditë_bombardojnë_disa_qytete_të_jemenit
Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë kryer të paktën 51 bombardime në zona të ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2018 06:09 Europe/Tirane
  • Avionët sauditë bombardojnë disa qytete të Jemenit

Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë kryer të paktën 51 bombardime në zona të ndryshme të Jemenit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar 13 herë bazën Dilami pjesë e aeroportit Sana në kryeqytet.  Gjithashtu tre civilë jemenas u plagosën nga avionë luftarakë sauditë në qytetin Baghem, në provincën S’ade në veri të Jemenit. Disa shtëpi dhe një treg u shkatërruan nga këto sulme. Raportet tregojnë për plagosjen e disa fëmijëve. Aeroplanët luftarakë sauditë gjithashtu dje kanë sulmuar dy herë rajonin Al Zahur, në qytezën kufitare Razah në provincën S’ade. Avionët agresorë saudito-amerikanë kanë bombarduar qytetin Al Geil, në provincën Al Xhuf (veri të Jemenit). Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.