Sionistët arrestojnë disa palestinezë
Forcat e regjimit sionist pasi kanë bastisur shtëpitë e palestinezëve në Kods kanë arrestuar disa të rinj palestinez.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës arrestimet janë bërë në fshatin Isavie të qytetit Kods. Përveç vrasjes arrestimit dhe burgosjes së palestinezëve, krimet e regjimit sionist nuk kursejnë as kufoma e luftëtarëve martirë palestinezë. Komiteti i çështjeve të të burgosurve dhe për çlirimin e palestinezëve, ka thënë: Izraeli, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, shmang dërgimin e kufomave të 250 luftëtarëve palestinezë në familjet e tyre. Abdulnaser Faravane, anëtar i komitetit për çështje të të burgosurve dhe për çlirimin e palestinezëve në Rripin e Gazës ka theksuar se mosdorëzimi i kufomave të palestinezëve është një nga krimet më të mëdha dhe më të tmerrshme humane, fetare, ligjore dhe morale që regjimi sionist po kryen kundër palestinezëve. Faravane ka thënë se disa nga kufomat e forcave të rezistencës palestineze janë mbajtur për 40 vite në frigoriferë nga ana e regjimit sionist. Anëtari i komitetit për çështje të të burgosurve dhe për çlirimin e palestinezëve ka deklaruar se Izraeli është i vetmi regjim që e kryen këtë krim në mënyrë sistematike dhe të hapur dhe ka miratuar ligje që lejojnë regjimin sionist të mbajë trupat e palestinezëve.