Çlirimi i qytezës Madira në Ghuta Lindore
(last modified Mon, 12 Mar 2018 10:47:25 GMT )
Mars 12, 2018 11:47 Europe/Tirane
  • Çlirimi i qytezës Madira në Ghuta Lindore

Ushtria e Sirisë ka arritur pas gjashtë viteve të çlirojë qytezën Madira në Ghuta Lindore nga pushtimi i terroristëve dhe ka spastruar këtë rajon nga prania e terroristëve.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ushtria e Sirisë përveç çlirimit të qytezës Madira, ka filluar spastrimin e zonave në periferi të kësaj qyteze dhe ndërtesën e drejtorisë së transportit për të garantuar sigurinë e rrugës së forcave që do të hyjnë në ndërtesën e kësaj drejtorie. Me çlirimin e qytezës Madira, forcat siriane të cilat janë duke avancuar nga qyteti Masraba në drejtim të qytezës Madira, tani janë bashkuar me forcat që vendosura në drejtorinë e transportit në Haresta. Në këtë mënyrë ushtria e Sirisë rajonet e pushtuara nga terroristët në Ghuta Lindore të Damaskut i ka ndarë në dy pjesë, në atë jugore dhe veriore dhe ky veprim plotëson operacionet për rrethimin e terroristëve të armatosur në qytetin e dytë. Ushtria siriane të dielën ka arritur të vendosë nën rrethim edhe qytezën Duma.

Tags