Rrethimi turk i Afrinit tmerron civilët
(last modified Tue, 13 Mar 2018 19:37:30 GMT )
Mars 13, 2018 20:37 Europe/Tirane
  • Rrethimi turk i Afrinit tmerron civilët

Forcat turke dhe militantët aleatë sirianë kanë rrethuar qendrën kryesore urbane të rajonit kurd të Afrinit në Sirinë veriperëndimore, duke detyruar popullsinë civile në qytet të ikin nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë të së martës, ushtria turke tha se filloi të hënën rrethimin e qytetit Afrin, duke vënë në dukje se mori kontrollin e "zonave kritike" të qytetit pa dhënë hollësi të mëtejshme. Qindra mijëra civilë janë të rrethuar nga konflikti ushtarak, me mijëra prej tyre janë duke u përpjekur të ikin nga qyteti drejt zonave të afërta të kontrolluara nga qeveria siriane, ndërsa trupat turke u afruan në Afrin. Televizioni Al-Akhbaria i Sirisë tregoi të hënën automjetet dhe kamionët e ngarkuar me civilë që largoheshin nga qyteti. Sipas zyrtares së lartë kurde të Sirisë, Favza Jusef, forcat qeveritare siriane janë vendosur përgjatë kufirit me dy fshatra të mbajtura nga qeveria siriane në juglindje të Afrin, Nubl dhe Zahraa, për t'i mbrojtur civilët. "Ne presim që Turqia të pushtojë qytetin," tha ajo. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA, më shumë se 222 civilë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 700 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i granatimeve dhe sulmeve ajrore turke. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se mbi një milion civilë në Afrin përballen me një "fat të panjohur", ndërsa Turqia po e rrethon rajonin.

 

Tags