Parlamentet arabe kërkojnë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Palestinës
Parlamentet e vendeve arabe me anë të një letër drejtuar parlamenteve të vendeve evropiane, kanë kërkuar prej tyre të njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës.
Letra u është dërguar parlamenteve të Anglisë, Irlandës, Portugalisë, Francës, Italisë, Spanjës, Luksemburgut, Belgjikës dhe Greqisë. Mashal al-Selami kreu i unionit të parlamenteve arabe ka thënë: Çdo veprim për ndryshimin e identitetit, statusit apo popullsisë së Jerusalemit është veprim i jashtëligjshëm. Më herët Riadh Maleki ministër i jashtëm i Palestinës ka thënë se neglizhenca e vendeve arabe në zbatimin e vendimeve të Ligës Arabe ka shtyrë presidentin amerikan Donald Trump që të marrë vendime të gabuara mbi Kodsit dhe çështjen e Palestinës. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.