Shkatërrohet një dron spiun i Arabisë Saudite në Jemen
Sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, kanë rrëzuar një dron të Arabisë Saudite në kufirin mes Jemenit dhe këtij vendi.
Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, droni spiun i Arabisë saudite është rrëzuar në rajonin Alab në jug të Arabisë Saudite. Sistemi anti-ajror i ushtrisë dhe i komiteteve popullore të Jemenit prej 26 marsit 2015 ka rrëzuar disa dronë spiunë të koalicionit saudit. Ndërkohë snajperistët jemenas në rajonin Alab kanë vrarë 14 ushtarakë të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzisht të sëmurë nga kolera.