Ushtria siriane futet në zonën Humeria të rajonit Gute Lindor
Në kuadër të fitoreve të ushtrisë siriane kundër grupeve terroriste në rajonin Gute Lindor, forcat siriane janë futur në zonën Humeria.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve sipas të cilës ushtria siriane në zonën Humeria është futur mbrëmjen e së mërkurës. Më herët ushtria siriane kishte arritur të futen në zonën Hush Mobarake po në rajon Gute Lindor duke e çliruar atë nga prania e grupeve të armatosura dhe terroriste. Pas presioneve të shumta të civilëve banues në rajonin Gute Lindor, terroristët kanë lejuar largimin e disa prej civilëve nga ky rajon. Gute Lindor është një rajon strategjik në afërsi të Damaskut kryeqytet i Sirisë, i cili mbahet i pushtuar nga grupet terroriste. Forcat e ushtrisë siriane vazhdojë përpjekjet për çlirimin e këtij rajoni.