Takim i përbashkët mes konsullatave të Iranit dhe Danimarkës
Në Teheran është mbajtur një takim i përbashkët mes konsullatave të Republikës Islamike të Iranit dhe Danimarkës. Takimi është kryesuar nga kreu i sektorit konsullor në ministrinë e jashtme të Iranit dhe nga zv/ministri i emigracionit dhe integrimit të Danimarkës.
Në takim është mirëpritur bashkëpunimi pozitiv mes dy vendeve sidomos në sektorin konsullor dhe zgjidhjen e disa problemeve për shtetasit iranianë dhe danezë. Lehtësimi i lëshimit të vizave, bashkëpunimi për parandalimin e futjes dhe qëndrimit të jashtëligjshëm të shtetasve iraniane dhe danezë, lufta kundër bandave të trafikut të qenieve njerëzore dhe kundër grupeve terroriste, bashkëpunimi në fushën juridike dhe gjyqësore dhe mbështetja për shtetasit e të dyja vendeve, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e përbashkët konsullor, Iran-Danimarkë në Teheran.