Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Egjipt
Zgjedhjet presidenciale të Egjiptit zhvillohet sot (të premten) në 139 konsullata dhe ambasada të këtij vendi në 124 vende të botës dhe do të vazhdojnë deri ditën e diele.
Faqja informative Al-Jeumu-Sabi’a njoftoi se egjiptianët me qëndrim në Jordani, Irak, Bahrejn, Zelandë të Re, Liban, Sudan, Kuvajt, Arabi Saudite dhe në vende të tjera që nga orët e para të mëngjesit sot kanë shkuar pranë qendrave të votimit në përfaqësitë diplomatike të këtij vendi. Zgjedhjet presidenciale të Egjiptit do të zhvillohen më 26 deri më 28 mars brenda në këtë vend, ndërsa në rast se zgjedhjet do të shkojnë në raundin e dytë, ato do të mbahen më 19 deri më 21 prill brenda në këtë vend dhe më 24 deri 26 prill jashtë këtij viti.