Egjipt: Arabia Saudite dhe Izraeli ndodhen në një kamp
Mars 17, 2018 05:04 Europe/Tirane
Vael Kandil gazetar i njohur nga Egjipti pasi kritikoi deklaratën e Muhamed bin Selman kundër Republikës Islamike të Iranit ka thënë se të tilla pretendime tregojnë se Arabia Saudite dhe Izraeli ndodhen në të njëjtin kamp.
Në një mesazh në Twitter Kandil shkruan: Më shumë se 200 bomba atomike të Izraelit, ata nuk i shqetësojnë por mundësia që Irani të ketë një bombë atomike, ata i ka çakorduar. Kohët e fundit trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite ka pretenduar se nëse Irani shkon drejt bombës atomike, Arabia Saudite me shpejtësi do të prodhojë këtë bombë. Deklarata e Bin Selman bëhet në kohën kur Irani gjithmonë ka deklaruar se programi bërthamor i tij është krejtësisht paqësor.
Tags