Forcat aleate turke plaçkitin qytetin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71334-forcat_aleate_turke_plaçkitin_qytetin_e_pushtuar
Forcat e mbështetura nga Turqia raportohet se kanë kryer vandalizma në Afrin, duke plaçkitur dyqanet dhe shtëpitë pas pushtimit të qytetit verior sirian të dielën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2018 17:20 Europe/Tirane
  • Forcat aleate turke plaçkitin qytetin e pushtuar

Forcat e mbështetura nga Turqia raportohet se kanë kryer vandalizma në Afrin, duke plaçkitur dyqanet dhe shtëpitë pas pushtimit të qytetit verior sirian të dielën.

Korrespondentët e AFP dhe një monitorues me qendër në Londër thanë se militantët pro-Ankarasë hynë në dyqane, restorante dhe shtëpi dhe u larguan me ushqime, pajisje elektronike, batanije dhe mallra të tjera pas largimit të luftëtarëve kurdë nga Afrini. Sipas të ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, militantët e të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane (FSA), vendosën plaçkën e grabitur në makina dhe kamionë të vegjël dhe i transferuan ato jashtë qytetit. Aleatët e Turqisë "kanë filluar të plaçkitin pronat private, vendet dhe dyqanet publike dhe zonat ushtarake", tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Shumica e 350,000 banorëve të qytetit kanë ikur që kur Turqia dhe militantët aleatë nisën një ofensive ajrore dhe tokësore më 20 janar për të zhdukur Njësitë Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG). Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbi 280 civilë janë vrarë. Flamujt turq janë ngritur nëpër Afrin dhe forcat pushtuese thuhet se kanë filluar të shkatërrojnë simbolet kulturore kurde.