Egjipti kritikon agresionin e Turqisë në Afrin
Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka dënuar agresionin ushtarak të Turqisë kundër rajonit Afrin në veri të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit të hënën në mbrëmje në këtë deklaratë, agresionin ushtarak të Turqisë kundër rajonit Afrin në veri të Sirisë e quajti “operacion pushtues” i cila ka shkaktuar shkeljen e të drejtave të qytetarëve sirianë dhe shkatërrimin e përpjekjeve për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Ministria e jashtme egjiptiane ka theksuar vazhdimin e qëndrimeve të këtij vendi në mbështetje ndaj rrugëzgjidhjes politike për krizën në Siri me bosht kryesor ruajtjen e unitetit të popullit siriane dhe tërësisë territoriale të Sirisë.