Jemeni përuron sistemin e raketave balistike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71590-jemeni_përuron_sistemin_e_raketave_balistike
Njësia raketore e ushtrisë së Jemenit gjatë ceremonisë së katërvjetori të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit ka prezantuar një sistem të ri të raketave balistike vendore me emrin “Badre 1”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2018 11:11 Europe/Tirane
  • Jemeni përuron sistemin e raketave balistike

Njësia raketore e ushtrisë së Jemenit gjatë ceremonisë së katërvjetori të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit ka prezantuar një sistem të ri të raketave balistike vendore me emrin “Badre 1”.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se njësia raketore e ushtrisë së Jemenit ditën e enjte pasi ka sulmuar me raketa të llojit “Badr 1” me rreze të shkurta veprimi, objektet e kompanisë kombëtare të naftës së Arabisë Saudite (Aramco) në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite, ka bërë të ditur shfrytëzimin e këtij lloji të sistemit raketor kundër agresionit të Arabisë Saudite. Lajmi për përurimin e këtij sistemi raketor të ri është publikuar në kohën kur njësia raketore e ushtrisë së Jemenit dhe e komiteteve të rezistencës popullore jemenase ditën e mërkurë me raketa tokë-ajër, ka goditur një avion luftarak të Arabisë Saudite të llojit F-15 në hapësirën ajrore të provincës Sa’de në veri të Jemenit. Sharaf Lokman, zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit ka theksuar se objektet ekonomike të agresorëve janë në shënjestër të raketave jemenase derisa të hiqet bllokada ekonomike kundër Jemenit.