Nis fushata elektorale në Liban
Me përfundimin e agatit për regjistrimin e kandidatëve për deputet në Liban, ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare.
Pothuajse pas 6 vitesh nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Liban, më në fund më 6 maj do të organizohen zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm të vendit. Partitë si Lëvizja Mustakbel dhe Forca e Libanit, kanë vendosur parulla dhe postera të shumtë në të gjithë Libanin. Dy partitë shiite të Libanit gjithashtu kanë nisur fushatën e tyre elektorale. Partia Lëvizja Amal duke postuar portretin e imam Musa Sadr themeluesi i kësaj lëvizjeje ndërsa Hezbullahu me sloganin “ Mbrojmë dhe ndërtojmë” kanë nisur fushatën e tyre elektorale në Liban. Parlamenti i Libanit ka 128 vende prej të cilave gjysma u përket të krishterëve dhe feve të tjera dhe gjysma myslimanëve.