Hamasi reagon ndaj ndërprerjes së ndihmave financiare të Amerikës për AAP
Hamasi me anë të një deklarate ka dënuar ndërprerjen e ndihmave financiare të Amerikës për AAP( Autoritetin Autonom Palestinez).
Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë në takimin e fundit të saj ndërpreu ndihmat financiare të Uashingtonit për AAP. Ndërprerja e këtyre ndihmave dot ë vazhdojë derisa AAP të heqë dorë nga pagimi i familjeve të personave të burgosur dhe martirëve palestinezë. Ligji është dërguar për konfirmimin zyrtar nga Shtëpia e Bardhë. Sami Abu Zahri zëdhënësi i Hamasit përveçse ka dënuar këtë veprim të Uashingtonit, ai ka kritikuar edhe AAP për veprimet e saj kundër rripit të Gazës. Regjimi Sionist, Bashkësia Ndërkombëtare dhe AAP, që të gjithë janë përgjegjës për gjendjen e rënduar dhe krizën që ka përfshirë rripin e Gazës, rajon që menjëherë duhet të çlirohet nga rrethimi dhe bllokada totale e vendosur nga regjimi sionist, ka thënë në fjalën e tij zëdhënësi I Hamasit.