Hamasi reagon ndaj ndërprerjes së ndihmave financiare të Amerikës për AAP
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71642-hamasi_reagon_ndaj_ndërprerjes_së_ndihmave_financiare_të_amerikës_për_aap
Hamasi me anë të një deklarate ka dënuar ndërprerjen e ndihmave financiare të Amerikës për AAP( Autoritetin Autonom Palestinez).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2018 03:52 Europe/Tirane
  • Hamasi reagon ndaj ndërprerjes së ndihmave financiare të Amerikës për AAP

Hamasi me anë të një deklarate ka dënuar ndërprerjen e ndihmave financiare të Amerikës për AAP( Autoritetin Autonom Palestinez).

Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë në takimin e fundit të saj ndërpreu ndihmat financiare të Uashingtonit për AAP. Ndërprerja e këtyre ndihmave dot ë vazhdojë derisa AAP të heqë dorë nga pagimi i familjeve të personave të burgosur dhe martirëve palestinezë. Ligji është dërguar për konfirmimin zyrtar nga Shtëpia e Bardhë. Sami Abu Zahri zëdhënësi i Hamasit përveçse ka dënuar këtë veprim të Uashingtonit, ai ka kritikuar edhe AAP për veprimet e saj kundër rripit të Gazës. Regjimi Sionist, Bashkësia Ndërkombëtare dhe AAP, që të gjithë janë përgjegjës për gjendjen e rënduar dhe krizën që ka përfshirë rripin e Gazës, rajon që menjëherë duhet të çlirohet nga rrethimi dhe bllokada totale e vendosur nga regjimi sionist, ka thënë në fjalën e tij zëdhënësi I Hamasit.