Një shpërthim i madh tronditë Aleksandrinë e Egjiptit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71682-një_shpërthim_i_madh_tronditë_aleksandrinë_e_egjiptit
Burimet egjiptiane disa minuta më parë kanë njoftuar për një shpërthim të madh që ka ndodhur në rajonin Rushdi të qytetit Aleksandria të Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2018 07:47 Europe/Tirane
  • Një shpërthim i madh tronditë Aleksandrinë e Egjiptit

Burimet egjiptiane disa minuta më parë kanë njoftuar për një shpërthim të madh që ka ndodhur në rajonin Rushdi të qytetit Aleksandria të Egjiptit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat egjiptiane kanë thënë se terroristët kanë shpërthyer një autobombë në qytetin Aleksandria të Egjiptit ku si pasojë është vrarë një person dhe janë plagosur katër të tjerë. Sharif Vadi'e, këshilltari i ministrit të shëndetësisë së Egjiptit, ka thënë se numri i viktimave të këtij shpërthimi është një person i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, ndërsa ka shtuar se të plagosurit janë dërguar në spital. Përgjegjësinë për këtë shpërthim nuk e ka marrë akoma asnjë grup. Ky shpërthim ka ndodhur dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale të Egjiptit dhe në kohën e heshtjes zgjedhore. Burimet informative kanë thënë se numri i viktimave nga ky shpërthim mund të jetë më i madh.