Macron i shqetësuar nga ndërhyrja turke në Afrin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur "shqetësim" lidhur me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në enklavën siriane të Afrinit.
"Në një telefonatë të premten, kreu francez i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se ishte jetësore që ndihma humanitare të lejohej të arrinte në zonë", tha zyra e presidentit Macron në një deklaratë të shtunën. Macron u bëri thirrje "të gjithë aktorëve të angazhuar në terren që të respektojnë pa vonesa të mëtejshme ndërprerjen e luftimeve në të gjithë Sirinë dhe për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme politike", thuhet në deklaratë. Erdogan i tha Macronit se ishte i shqetësuar nga komentet "e pabaza" lidhur me ofensivën e Turqisë në Afrin, sipas një burimi presidencial turk. Presidenti turk ka insistuar se qëllimi i operacionit në Siri ishte "të shmangin kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare turke" dhe "të sigurojnë paqen" në rajon.