Ushtria siriane kontrollon 90 përqind të Ghutas Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71704-ushtria_siriane_kontrollon_90_përqind_të_ghutas_lindore
Ushtria siriane ka marrë kontrollin e 90 përqind të Ghutas Lindore, sipas të ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 24, 2018 20:29 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane kontrollon 90 përqind të Ghutas Lindore

Ushtria siriane ka marrë kontrollin e 90 përqind të Ghutas Lindore, sipas të ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.

Agjensia Siriane e Lajmeve SANA raportoi se qyteti Harasta në Ghutan Lindore është çliruar nga çdo prani e terroristëve pas largimit të grupit të dytë të militantëve dhe familjeve të tyre në Idlib. SANA njoftoi se në 3,034 persona prej tyre 1,072 militantë janë larguar nga Harasta. Korrespondenti i SANA në Ghouta Lindore tha se marrëveshja për daljen e grupeve të armatosura nga Harasta është finalizuar pasi grupi i dytë i autobusëve që transportonin militantë dhe familjet e tyre u larguan nga qyteti dhe u drejtuan për në provincën Idlib, duke shtuar se militantët dorëzuan armët e tyre të rënda para largimit . Korrespondenti tha se grupi i dytë i militantëve dhe familjeve të tyre u evakuuan nëpërmjet 59 autobusëve që mbanin 3,034 njerëz përfshirë 1,212 burra, prej tyre 1,072 ishin militantë, ndërsa grupi i parë që u transportua nëpërmjet 30 autobusëve të enjten përbëhej prej 1,580 personash, duke përfshirë 619 burra, 413 prej tyre militantë.