Netanjahu mirëpret vendimin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71754-netanjahu_mirëpret_vendimin_e_trump
Beniamin Netanjahu kryeministri I regjimit sionist ka mirëpritur vendimin e presidentit Donald Trump për ligjin Taylor Forcë që ndërpret ndihmat financiare të Uashingtonit për AAP.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 26, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Netanjahu mirëpret vendimin e Trump

Beniamin Netanjahu kryeministri I regjimit sionist ka mirëpritur vendimin e presidentit Donald Trump për ligjin Taylor Forcë që ndërpret ndihmat financiare të Uashingtonit për AAP.

Në takimin e fundit të kabinetit qeveritar të regjimit sionist, kryeministri sionist Netanjahu, miratimin e këtij ligji e ka cilësuar një mesazh i fortë që do të ndryshojë kushtet e lojës. Ky vendim tregon të vërtetën, ka thënë kryeministri i regjimit sionist. Hamasi me anë të një deklarate ka dënuar ndërprerjen e ndihmave financiare të Amerikës për AAP( Autoritetin Autonom Palestinez). Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë në takimin e fundit të saj ndërpreu ndihmat financiare të Uashingtonit për AAP. Ndërprerja e këtyre ndihmave do të vazhdojë derisa AAP të heqë dorë nga pagimi i familjeve të personave të burgosur dhe martirëve palestinezë. Ligji është më pas u dërgua për konfirmimin zyrtar nga Shtëpia e Bardhë. Sami Abu Zahri zëdhënësi i Hamasit përveçse ka dënuar këtë veprim të Uashingtonit, ai ka kritikuar edhe AAP për veprimet e saj kundër rripit të Gazës.