Bin Selman: Përhapja e vehabizmit ishte kërkesë e SHBA
(last modified Mon, 26 Mar 2018 10:49:32 GMT )
Mars 26, 2018 12:49 Europe/Tirane
  • Bin Selman: Përhapja e vehabizmit ishte kërkesë e SHBA

Mohamed bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite, tha se përhapja e vehabizmit ka qenë kërkesë e SHBA, me qëllim ballafaqimin me bllokun lindor gjatë Luftës së Ftohtë (1947-1991).

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, bin Selman në një intervistë me 'Washington Post', duke pranuar rolin e aleatëve sauditë gjatë kohës së Luftës së Ftohtë për të përhapur mendimin ekstremist vehabist, u përpoq të arsyetojë regjimin saudit për mbështetjen e terrorizmit vehabist. Ai në lidhje me mbështetjen e Rijadit për terroristët vehabist ka thënë se, investimi i Arabisë Saudite në përhapjen e vehabizmit është bërë me kërkesë të aleatëve të saj në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe me qëllim përballjen me praninë dhe ndikimin e Bashkimit Sovjetik në vendet islamike. Në të njëjtën kohë, bin Salman pohoi se tani është koha për të rishikuar politikën saudite. Bin Selman shtoi se financimi i vehabizmit kryhet kryesisht nëpërmjet instituteve të sektorit privat të bazuar në Arabinë Saudite. Zyrtarët dhe populli i Irakut e konsiderojnë Arabinë Saudite si një nga agjentët e drejtpërdrejtë të mbështetjes politike dhe financimit të ISIS-it në okupimin dhe shpërbërjen e Irakut në periudhën 2014-2017. Zyrtarët irakianë gjithashtu njoftuan më parë se të paktën 5.000 terroristë sauditë kanë kryer sulme terroriste, kanë inkurajuar dhe financuar terroristët në Irak në vitet e fundit, kanë vrarë mijëra civilë, gra dhe fëmijë irakianë dhe kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës e këtij vendi.

 

Tags