Presidenti libanez i dërgon mesazh ngushëllimi presidentit iranian
Michael Aun, presidenti i Libanit, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, ku ka shprehur ngushëllime për shkak të vdekjes së tre qytetarëve iranianë gjatë një aksidenti në Bejrut duke rënë nga shkëmbi në det.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Michael Aun, presidenti i Libanit, në këtë mesazh ngushëllimi ka shprehur solidaritet edhe me familjet e viktimave iraniane. Vlen të theksohet se të dielën e kaluar më 25 mars gjashtë turistë iranianë të cilët kishin shkuar në bregdetin shkëmbor në rajonin Raouche të Bejrutit, kanë rënë në det si pasojë e goditjes së një vale të madhe të detit në shkëmbinj dhe tre prej tyre janë mbytur, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.