Ambasadori amerikan kërcënon Mahmud Abas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i71944-ambasadori_amerikan_kërcënon_mahmud_abas
David Friedman, ambasadori amerikan në Palestinën e pushtuar, bëri të ditur vendimin e Uashingtonit për ndryshimin e kryesisë së Autoritetit Autonom të Palestinës në rast të mospranimit të negociatave me regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2018 08:25 Europe/Tirane
  • Ambasadori amerikan kërcënon Mahmud Abas

David Friedman, ambasadori amerikan në Palestinën e pushtuar, bëri të ditur vendimin e Uashingtonit për ndryshimin e kryesisë së Autoritetit Autonom të Palestinës në rast të mospranimit të negociatave me regjimin sionist.

Agjencia e lajmeve Fars duke cituar gazetën "Times Israel", njoftoi se ambasadori amerikan pretendoi se ka përfunduar durimi i Amerikës në lidhje me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës dhe nëse ai nuk vazhdon negociatat për paqe me Izraelin, Uashingtoni do ta zëvendësojë Mahmud Abas me një person tjetër. Kjo është hera e parë që një funksionar amerikan paralajmëron Mahmdu Abas pas ndërprerjes së marrëdhënieve të Abas me ekipin negociator amerikan për shkak se Uashingtoni njohu zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të regjimit sionist. Vlen të theksohet se më parë të gjitha grupet e rezistencës palestineze kanë dënuar vendimin e presidentit amerikan për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Jerusalem.