Ankaraja: Terroristët të largohen nga Manbixh
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë, i cili zhvilloi një takim nën kryesimin e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, në Pallatin Presidencial në Ankara, konstatoi se “është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Manbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përdorimi i vetë iniciativës”, transmeton agjencia turke e lajmeve Anadolu .
Këshillit i janë prezantuar informacionet lidhur me operacionin Dega e Ullirit, e cila ka për qëllim neutralizimin e terroristëve që realizojnë sulme ndaj Turqisë, të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të sigurojë kthimin e sirianëve të zhvendosur në vendet e tyre dhe të ndihmojë për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë. Në njoftim thuhet se, “Përveç Sirisë, aktivitetet e organizatës terroriste separatiste, e cila është vendosur në vende të ndryshme të Irakut duke filluar nga Sinxhari dhe Kandili për të sulmuar kundër shtetit tonë, pritet që së pari të ndalohet nga shteti i Irakut. Nëse kjo nuk bëhet e mundshme, do të ndalohet nga vetë Turqia”. Njoftimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë shton: “Është bërë një vlerësim i përgjithshëm në lidhje me zhvillimet në Qipro, Mesdheun Lindor dhe në Detin Egje, veçanërisht është shprehur se po ndiqen me ndjeshmëri veprimet dhe qëndrimet e Greqisë, të cilat janë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë, dhe është vendosur se kurrë nuk do të kompromentohen të drejtat dhe interesat e Turqisë”.