Muhamed bin Selman personalitet ambicioz brenda dhe luftënxitës jashtë Arabisë Saudite
Princi i kurorës në Arabinë Saudite në një intervistë për gazetën amerikane Wall Street Journal pretendoi se nëse me anë të sanksioneve kundër Iranit nuk arrihen qëllimet, atëherë brenda 10-15 viteve të ardhshme do të nisë lufta kundër Iranit.
Muhamed bin Selman, në vitin 2015 pas ardhjes në pushtet të babait të tij Selman bin Abdul’aziz, nga një personalitet pa emër papritur u kthye në personin më aktiv që bën gjithçka në Arabinë Sauditë. Ai në fillim u zgjodh si zv/princi i kurorës i Arabisë Saudite dhe më pas mori pozitën e princit për kurorën në vitin 2017 si dhe mori në dorë ministrinë e mbrojtjes. Analizimi i veprimeve të bin Selman tregojnë se ai është një person ambicioz në sektorin e brendshëm dhe luftënxitës në sektorin e jashtëm, por që njëkohësisht ka nevojë për një mbrojtës të madh. Ambiciet e bin Selman brenda vendit ishte marrja e postit të princit të kurorës në një kohë kur princi i mëparshëm dmth Muhamed Bin Najev ishte gjallë. Bin Selman dëshiron që të bëhet mbret i Arabisë Saudite përpara vdekjes së babait të tij dhe në një prej intervistave të tij ka thënë se vetëm vdekja mund ta ndalojë atë nga arritja e fronit në mbretërinë saudite. Në sektorin e jashtëm bin Selman është një person me prirje luftënxitëse. Lufta kundër Jemenit nisi vetëm 3 muaj pasi ai mori përsipër postin e ministrit të mbrojtjes së Arabisë Saudite. Tensionet dhe mosmarrëveshjet me Katarin nisën menjëherë pasi ai u fut në ministrinë e mbrojtjes. Thirrja e kryeministrit libanez Sa’ad Hariri në Arabinë Saudite dhe dhënia e një deklarate për dorëheqjen e tij, në një kohë kur Selman kishte vetëm 5 muaj që ishte zgjedhur si princ i kurorës saudite, kishte për qëllim krijimin e luftës së brendshme në Liban. Në këto kushte, gazeta Kods Arabic duke folur mbi lëvizjet luftënxitëse të Muhamed bin Selman thotë: Ambicia për pushtet dhe nxitimi për të arritur postin më të lartë të vendit, si dhe problemet psikologjike si mungesa e vetëbesimit dhe frika nga dështimi, janë disa nga karakteristikat e personalitetit të princit të kurorës. Për të analizuar veprimet e tij nuk mund të bëhet dot ndonjë koment tjetër. Ai e konsideron popullin budalla. P.sh. bin Selman ka thënë: Edhe 30 vite të tjera nuk do t’i shpenzojmë për hallk fetare dhe këta ekstremistët do t’i eliminojmë shumë shpejt. Ai në një tjetër prononcim ka thënë: kriza me Katarin është shumë shumë e vogël. Vallë të tilla deklarata a nuk të bëjnë të mendosh rreth personalitetit të këtij njeriu? Këto deklarata përveçse zbulojnë karakteristikat e personalitetit të tij njëkohësisht tregojnë se Arabia Saudite vendimet e saj nuk i merr nëpërmjet arsyetimit publik por nëpërmjet dëshirave të një personi. James Rozana, teoricien i njohur në politikat e jashtme thotë se në vendimmarrjet politike për sektorin e jashtëm ndikojnë 5 faktorë që janë personaliteti, shoqëria, roli, sistemi ndërkombëtar dhe burokracia. Në vendet e zhvilluara faktori rol zë vendin e parë ndërsa në vendet në zhvillim faktori personalitet zë vendin e parë. Pikëpamjet e James Rozana përkojnë pikërisht me Arabinë Saudite sot ku vetëm një person d.m.th. Muhamed bin Selman merr vendim dhe bën çdo gjë. Princi i ri dhe pa eksperiencë pa marrë parasysh paralajmërimet e princave të tjerë dhe personaliteteve të njohur brenda vendi apo teoricienët jashtë vendit, ndjek sjellje të caktuar brenda vendit dhe bën deklarata luftënxitëse për sektorin e jashtëm. Deklarata e fundit e tij kundër Republikës Islamike të Iranit sidomos pretendimi për një luftë me Irani, është tregues i dëshirës së tij të madhe për tu futur në luftë me Iranin. Me të tillë deklaratë ai dëshiron të tregojë se përveç vendeve të dobëta mund të futet në luftë edhe me një fuqi të rajonit. Me të tilla ambicie ai në njërën anë dëshiron të tregojë se ka fuqinë për të nisur luftë të cilën e ka shtyrë për 10-15 vitet e ardhshme pasi në kushtet aktuale ai përballet me një mundësi të grushti shteti brenda vendit dhe nuk është i sigurt për marrjen e kurorës së mbretërisë dhe në anën tjetër vihet re papjekuria politike dhe mosnjohja e historisë nga Muhamed bin Selman. Edhe pse bin Selman ka nevojë për mbështetje të fuqishme, mesa duket amerikanët në mbështetjen e tyre ndaj bin Selman duhet t’i bëjnë të qartë atij se vetë amerikanët përgjatë 4 dekadave të kaluara kanë një eksperiencë të sjelljeve luftënxitëse kundër Iranit.