Arabia Saudite sulmon provincën Hexha me armë të ndaluara
(last modified Sun, 01 Apr 2018 07:18:30 GMT )
Prill 01, 2018 09:18 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite sulmon provincën Hexha me armë të ndaluara

Arabia Saudite duke përdorur armë të ndaluar ka bombarduar 14 herë provincën Hexha në Jemen.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Tasnim sipas të cilës avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 14 herë zonën Abas të provincës Hexha në veri të Jemenit. Regjimi saudit disa herë ka lëshuar bomba të ndaluara si bombat fragmentale kundër civilëve në Jemen. Ky regjim dhe aleatët e tij që në fillim të agresionit kundër Jemenit ka përdorur bomba fragmentale. Deri më sot 119 vende të botës kanë nënshkruar traktin për ndalimin e përdorimit të bombave fragmentale, traktat që është venë në zbatim që prej vitit 2008. Amerika dhe Arabia Saudite deri tani nuk e kanë nënshkruar këtë traktat. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags