Ushtria egjiptiane vret 6 terrorist në Sinai
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72144-ushtria_egjiptiane_vret_6_terrorist_në_sinai
Zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e 6 terroristëve të armatosur gjatë një operacioni të forcave ushtarake të këtij vendi në rajonin Sinai.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2018 11:07 Europe/Tirane
  • Ushtria egjiptiane vret 6 terrorist në Sinai

Zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit ka njoftuar për vrasjen e 6 terroristëve të armatosur gjatë një operacioni të forcave ushtarake të këtij vendi në rajonin Sinai.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tamar Rifai, zëdhënësi i ushtrisë së Egjiptit, të dielën në një deklarat, tha: "Forcat e ushtrisë dhe të policisë së Egjiptit gjatë një operacioni të kryer në rajonin Sinai gjatë disa ditëve të fundit, kanë vrarë 6 terroristë të armatosur. Gjatë këtij operacioni gjithashtu janë arrestuar edhe 513 pjesëtarë të grupeve terroriste dhe persona nën hetimeve të organeve të sigurisë së këtij vendi, si dhe janë zbuluar dhe neutralizuar 163 bomba në rrugët dhe zonat e ndryshme të cilat ishin vendosur për të goditur forcat ushtarake të Egjiptit".