Arrihet marrëveshja për spastrimin e qytetit Duma në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72152-arrihet_marrëveshja_për_spastrimin_e_qytetit_duma_në_siri
Agjencia e lajmeve SANA ka njoftoi për largimin e terroristëve së bashku me familjet e tyre nga qyteti Duma në bazë të një marrëveshje të arritur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2018 11:27 Europe/Tirane
  • Arrihet marrëveshja për spastrimin e qytetit Duma në Siri

Agjencia e lajmeve SANA ka njoftoi për largimin e terroristëve së bashku me familjet e tyre nga qyteti Duma në bazë të një marrëveshje të arritur.

Agjencia e lajmeve Fars bëri të ditur se burimet siriane kanë thënë se në bazë të një marrëveshje të arritur mes kryengritësve të armatosur siriane dhe Rusisë, terroristët e grupit "Filak Rrahman" nëpërmjet korridorit Rrafidin, do të largohen nga qyteti Duma në drejtim të provincës Idlib. Sot edhe qendra e ashtuquajtur "Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri" ka konfirmuar marrëveshjen për largimin e terroristëve nga Duma.  Ndërkohë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se së shpejti do të fillojë normalizimi i gjendjes në Ghuta Lindore ashtu siç po e vërejmë aktualisht situatën në Alepo. Agjencia SANA e lajmeve ka thënë se marrëveshja është arritur mes Rusisë dhe grupit "Xhejshul-Islam" për largimin e terroristëve nga Duma. Sipas kësaj marrëveshje, terroristët duhet t'i dorëzojnë të gjitha armët e rënda dhe gjysmë të rënda autoriteteve të qeverisë së Sirisë dhe të gjitha organet shtetërore do të rifillojnë punën në Duma. Sipas kësaj marrëveshje, terroristët e grupit "Xhejshul-Islam" nga Duma do të transferohen në rajonin Xharablus.