Tensione mes Katarit dhe Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72184-tensione_mes_katarit_dhe_bahrejnit
Gazeta katariote Vatan shkruan se Bahrejni për të mbuluar disfatat e tij, ka krijuar tensione me Katarin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 02, 2018 09:37 Europe/Tirane
  • Tensione mes Katarit dhe Bahrejnit

Gazeta katariote Vatan shkruan se Bahrejni për të mbuluar disfatat e tij, ka krijuar tensione me Katarin.

Kjo gazetë pasi dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Katarit nga autoritetet bahrejnase tha se të tilla veprime bëhen për të mbuluar disfatën e autoriteteve bahrejnas në përpjekjet e tyre për të kontrolluar krizat e brendshme. Më 25 mars avionët luftarakë ë Bahrejnit kanë shkelur hapësirën ajrore të Katarit. Gazeta Vatan shkruan se padyshim nëse Katari nuk do të vetëpërmbahej dhe do të ndërmerrte masa ligjore për mbrojtjen e kufijve, hapësirën ajrore dhe kufijtë detarë, ky vend do të vepronte sipas normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Fatkeqësisht, Bahrejni me veprimet e tij provokuese mundohet të luajë një rol më të madh sesa kapacitetet dhe mundësitë që ai ka, shkruan gazeta katariote Vatan.