Xhihadi Islamik: Bota arabe duhet të dalë nga gjumi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72186-xhihadi_islamik_bota_arabe_duhet_të_dalë_nga_gjumi
Përgjegjësi mediatik i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik ka thënë se Liga Arab duhet të dalë nga gjymi dhe të ndjekë penalisht regjimin sionist për shkak të krimeve që ky regjim ka kryer ndaj palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2018 09:37 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik: Bota arabe duhet të dalë nga gjumi

Përgjegjësi mediatik i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik ka thënë se Liga Arab duhet të dalë nga gjymi dhe të ndjekë penalisht regjimin sionist për shkak të krimeve që ky regjim ka kryer ndaj palestinezëve.

Davud Shahab, përgjegjës i zyrës mediatike të Xhihadit Islamik, duk përmendur deklaratën e Avigdor Libernam ministrit të luftës së regjimit sionist ka thënë se krimet që sionistët kanë kryer ditën e premte kundër popullit palestinez do të forcojnë akoma më shumë shpirtin e rezistencës së kombit palestinez kundrejt pushtuesve izraelitë. Ndërkohë Liga Araba deklaroi se ditën e martë do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për analizimin e martirizimit ë 17 palestinezëve gjatë manifestimit të ditës së Tokës. Në ditën e Tokës forcat sioniste kanë martirizuar 17 palestinezë dhe plagosur mbi 1400 të tjerë.