Zbulohen kufomat e 158 viktimave në Spiker
(last modified Tue, 03 Apr 2018 07:06:57 GMT )
Prill 03, 2018 09:06 Europe/Tirane
  • Zbulohen kufomat e 158 viktimave në Spiker

Ministria e shëndetësisë së Irakut njoftoi zbulimin e një varri masiv me trupat e 158 personave të vrarë në bazën Spiker pjesë e provincës Selahudin në Irak.

Trupat e personave të vrarë në bazën Spiker ishin varrosur në rezidencën e ish diktatorit irakian Sadam Husein në qytetin Tikrit të provincës Selahudin në veri të Bagdadit. Njëkohësit me agresionin e ISIS kundër Irakut në vitin 2014, ky grup terrorist në bazën Spiker ka vrarë me mijëra të rinj irakianë që ndodheshin në këtë bazë për trajnime ushtarake. 1700 të rinj irakianë që kryesisht ishin nga zonat jugore të Irakut, u nxorën nga baza dhe janë vrarë në mënyrë barbare. Në kohën e sulmit të ISIS ndaj bazës Spiker në Irak, në bazë gjendeshin rreth 4 mijë studentë të akademisë ushtarake të Irakut.