Netanjahu pezullon marrëveshjen për transferimin e emigrantëve afrikanë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72252-netanjahu_pezullon_marrëveshjen_për_transferimin_e_emigrantëve_afrikanë
Kryeministri i regjimit sionist ka pezulluar marrëveshjen për transferimin e emigrantëve afrikanë në vendet perëndimore të cilën e kishte nënshkruar me UNHCR-në.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 03, 2018 07:37 Europe/Tirane
  • Netanjahu pezullon marrëveshjen për transferimin e emigrantëve afrikanë

Kryeministri i regjimit sionist ka pezulluar marrëveshjen për transferimin e emigrantëve afrikanë në vendet perëndimore të cilën e kishte nënshkruar me UNHCR-në.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit, të hënën ka deklaruar se marrëveshje e nënshkruar me UNHCR-në për transferimin e emigrantëve afrikanë në vendet perëndimore si në Kanada, Itali dhe Gjermani, është pezulluar. Ky lajmë u publikuar disa orë pasi krahu i djathtë izraelitë zbuloi një marrëveshje që në bazë të të cilës me mijëra emigrantë afrikanë kanë të drejtë të qëndrojnë në territoret e pushtuara të Palestinës. Netanjahu në një mesazh të publikuar në Facebook, ka shkruar: "Kjo marrëveshje do të qëndrojë e pezulluar deri në kohën e rishqyrtimit". Sipas kësaj marrëveshje, rreth 16 mijë emigrantë nga gjithsej 37 mijë emigrantë afrikan të cilët në mënyrë "ilegale" kanë hyrë në territoret e pushtuara, do të emigrojnë në vendet perëndimore. Ndërkohë që pjesa tjetër e emigrantëve kanë të drejtë të qëndrojnë në territoret e pushtuara palestineze (Izrael).