Regjimi sionist përdorë gazra kimike helmuese kundër protestuesve palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72418-regjimi_sionist_përdorë_gazra_kimike_helmuese_kundër_protestuesve_palestinez
Burimet palestineze kanë deklaruar se regjimi sionist ka përdorur gazra helmuese për të shpërndarë protestuesit palestinezë në protestën e madhe "E drejta për kthim".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2018 10:57 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist përdorë gazra kimike helmuese kundër protestuesve palestinez

Burimet palestineze kanë deklaruar se regjimi sionist ka përdorur gazra helmuese për të shpërndarë protestuesit palestinezë në protestën e madhe "E drejta për kthim".

Qendra informative palestineze njoftoi se Xhihad Shejkh Eid, anëtari i komitetit shëndetësor në komitetin organizativ të protestës "E drejta për kthim", ka thënë: "Gazrat helmuese që ka përdor regjimi sionist për të shpërndarë protestuesit palestinezë, kanë pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut sidomos për sistemin nervor. Një numër i madh i të plagosurve palestinez në këtë protestë, sidomos në ditën e parë të saj, janë helmuar si pasojë e thithjes së këtyre gazrave".