Largohen më shumë se 4 mijë terroristë nga rajoni Duma
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72460-largohen_më_shumë_se_4_mijë_terroristë_nga_rajoni_duma
Më shumë se 4 mijë terroristë së bashku me familjet e tyre janë larguar nga zona Duma e rajonit Gute Lindor në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2018 04:40 Europe/Tirane
  • Largohen më shumë se 4 mijë terroristë nga rajoni Duma

Më shumë se 4 mijë terroristë së bashku me familjet e tyre janë larguar nga zona Duma e rajonit Gute Lindor në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga qendra ruse e koordinimit për pajtimin kombëtar. Sergei Jutoshenko kreu i kësaj qendre që gjendet në bazën Hamimim thotë: që nga 1 prilli e deri tani 4 mijë e 115 persona të armatosur së bashku me familjet e tyre kanë kaluar pikën e sigurt të kalimit Vafedin në periferi të Damaskut. Ai shtoi se që nga 28 shkurti nga rajoni Duma janë larguar gjithsej 33 mijë e 345 persona. Ne po punojmë të bindim elementët e tjerë të armatosur dhe terroristët në rajonin Duma që të lëshojnë armët dhe të largohen nga ky rajon, ka thënë në fjalën e tij komandanti Jutoshenko. Mirëpo sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, faza e dytë e largimit të terroristëve të Xhejshul Islam nga rajoni Gute Lindor është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Për momentin në pikë kalimin Vafedin gjenden 13 autobusë më elementë terroristë dhe familjet e tyre të cilët janë në pritje të largimit nga rajoni Gute Lindor. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.