Protesta “Kthimi” e palestinezëve zhvillohet me përleshje
Burimet informative kanë njoftuar për shpërthimin e përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në kufijtë mes Rripit të Gazës dhe territoreve të pushtuara të regjimit sionist.
Kanali televiziv Al Menar njoftoi se në protestën “Kthimi” që u zhvillua pas namazit të së premtes, ka marrë pjesë një numër i madh i palestinezëve. Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës nga forcat e regjimit sionist, një numër i madh i protestuesve palestinezë kanë pësuar lëndime në sistemin e frymëmarrjes. Forcat ushtarake të regjimit pushtues izraelit duke qëlluar me armë në afërsi të 100 metrave pranë murit kufitar me Rripin e Gazës, po kërcënojnë me vrasje palestinezët. Me dhjetëra qytetarë palestinezë në lindje të rajonit Xhebalia në të premten e dytë të protestës “Kthimi”, janë qëlluar me plumb dhe janë plagosur nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Forcat ushtarake të Izraelit zonat rreth Rripit të Gazës i kanë shpallur zona ushtarake të mbyllura.