Shtohen forcat amerikane, franceze dhe angleze në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72494-shtohen_forcat_amerikane_franceze_dhe_angleze_në_veri_të_sirisë
Një nga komandantët e lidhur me "Forcat Demokratike Kurde të Sirisë" njoftoi për shtimin  e forcave amerikane, britanike dhe franceze në Manbixh, në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2018 14:46 Europe/Tirane
  • Shtohen forcat amerikane, franceze dhe angleze në veri të Sirisë

Një nga komandantët e lidhur me "Forcat Demokratike Kurde të Sirisë" njoftoi për shtimin  e forcave amerikane, britanike dhe franceze në Manbixh, në veri të Sirisë.

Duke ju referuar deklaratave të autoriteteve turke rreth pranisë në Siri, Khalil Bazi, përfaqësues i forcave demokratike kurde të Sirisë, tha: "Amerika dhe Franca kanë rritur numrin e tyre në Manbixh, dhe Britania është gjithashtu e vendosur në këtë zonë. Khalil Bazi shtoi se me vendosjen e forcave speciale pranë lumit Saxhur, Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar një vijë të kuqe në të cilën forcat e koalicionit të SHBA do të ndërmarrin veprime hakmarrëse. Komandanti i forcave kurdë të Sirisë tha se prania ushtarake amerikane në Manbixh është një shenjë e mungesës së një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në rajon, duke thënë se këshilli ushtarak i Manbixhit është gjithashtu i vendosur të rezistojë ndaj sulmeve në rajon. Përkundër deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për largimin e forcave amerikane nga Siria, Amerika aktualisht është përqendruar në dy baza në veri të fshatit Dadat në qytetin Manbixh të Sirisë që kontrollohen nga kurdët e Sirisë. Forcat amerikane aktualisht kanë ndërtuar një Qendër mbikëqyrëse në rajonin Manbixh.