Saib Arikat: Amerika po drejton valën kudër popullit të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72544-saib_arikat_amerika_po_drejton_valën_kudër_popullit_të_palestinës
Sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka kritikuar qëndrimet e Amerikës në lidhje me Palestinën dhe deklaroi se Uashingtoni po drejton një valë në kundërshtim me popullin e Palestinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2018 09:01 Europe/Tirane
  • Saib Arikat: Amerika po drejton valën kudër popullit të Palestinës

Sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka kritikuar qëndrimet e Amerikës në lidhje me Palestinën dhe deklaroi se Uashingtoni po drejton një valë në kundërshtim me popullin e Palestinës.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Saib Arikat, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, theksoi se Uashingtoni po drejton një valë kundër popullit të Palestinës dhe në mbështetje të okupatorëve kolonialistë dhe të krimeve që po kryejnë ata ndaj palestinezëve. Arikat tha se populli i Palestinës nuk çuditët nga deklaratat e marra të Nikki Haley, përfaqësueses së përhershme të Amerikës në OKB, sepse ajo e ka vërtetuar se është armik i popullit të Palestinës. "Ne po çuditemi nga fakti se Departamenti Amerikan i Shtetit si lider i pushtuesve, po mundohet t'i tregojë popullit tonë se çfarë duhet bërë dhe po shtirët se po solidarizohet për fëmijët tanë në kohën kur po kërkon nga ata që ta harrojnë kthimin e në vendlindjen dhe në shtëpitë e tyre! Për çfarë arsye Departamenti Amerikan i Shtetit arsyeton vrasjen e fëmijëve tanë dhe e cilëson atë si një veprim i natyrshëm i ushtrisë së regjimit okupator?!",- shtoi ndër të tjera Arikat.