Lëvizjet terroriste të Emirateve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72606-lëvizjet_terroriste_të_emirateve_në_jemen
Me depërtimin në jug të Jemenit dhe në kuadër të përpjekjeve për të ndarë këtë vend, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë planifikuar vrasje terroriste në jug të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2018 07:35 Europe/Tirane
  • Lëvizjet terroriste të Emirateve në Jemen

Me depërtimin në jug të Jemenit dhe në kuadër të përpjekjeve për të ndarë këtë vend, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë planifikuar vrasje terroriste në jug të Jemenit.

Associated Press duke cituar një prej funksionarëve të sigurisë në qytetin Aden në jug të Jemenit ka zbuluar se Emiratet duke përdorur grupet terroriste Al Kaida dhe ISIS janë angazhuar për të luftuar grupin Ansarullah të Jemenit dhe nëpërmjet këtyre grupeve deri tani ka vrarë 20 drejtues fetare të qytetit Aden. Arabia Saudite së bashku me aleatët e saj si EBA, që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Prania e grupeve terroriste si Al Kaida dhe ISIS në jug të Jemenit, e ka përkeqësuar shumë gjendjen në këtë vend. Për momentin EBA duke shfrytëzuar 3 mijë forca ushtarake ka marrë nën kontroll burimet e pasura me naftë të Jemenit dhe po përpiqet ta ndajë këtë vend në dy pjesë. Shumë lajme bëjnë të ditur përpjekjet e shumta të Emirateve për të krijuar dhe përhapur grupet terroriste në jug të Jemenit dhe kjo është një tjetër komplot i emirateve në rajon. Pas Arabisë Saudite mund të thuhet se EBA ka rolin më të madh në krijimin e përçarjeve dhe komploteve në rajon sidomos në Jemen. Pas shumë kontradiktave mes emirateve dhe Mansur Hadit ish presidentit të Jemenit, dy nga ishujt jemenas i janë dhënë me qera Abu Dhabit për 99 vjet. Kanali Mejadin njofton se shumë dokumente tregojnë se Muhamed bin Selman princi i kurorës i Arabisë Saudite dhe Muhamed Bin Zajd Al Nahian princi i EBA, kanë mbështetur disa nga krerët e grupeve terroriste Al Kaida dhe ISIS në Jemen. Adam Zubin një prej ish funksionarëve të departamentit amerikan të thesarit që merrej me çështjen e terrorizmit  ka thënë se bin Selman dhe Bin Zajd kanë lidhje të vazhdueshme me Ali Akbar Husein dhe Abdullah Fesal Adel nga jemeni të cilët ndodhen në listën amerikane të terroristëve të Al Kaidës. Eksportimi i terrorizmit nga krerët arabe dhe bashkëpunimi i tyre me grupet terroriste, tregon karakterin shtypës të regjimeve arabe. Kriza në Jemen tregon se me ndërhyrjen e regjimeve si Arabia Saudite dhe EBA situata është bërë akoma më e ndërlikuar dhe më e rrezikshme.